Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzat për rezervat shtetërore, Hajdari: Tendencë politike ndaj Qeverisë Kurti

20:39 / November 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
HAJDARI KS Capture 63
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.

Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.

Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese”, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm.

Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, “sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme t’i mbronim sigurinë tonë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj”.

Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Hajdari tha se një përqindje e një produkti bazë nuk ka arritur në sasinë e paguar, dhe për këtë Ministria e saj e ka paditur kompaninë e kontraktuar, duke shtuar se “të gjitha mjetet e paguara për produktet që nuk kanë arritur në Kosovë do t’i kthehen buxhetit të shtetit”.

Ajo tregoi se kanë paditur gjithashtu edh dy zyrtarë policorë të cilët kishin mbledhur prova gjatë bastisjes në zyrat e Ministrisë në vitin 2023.

“Të gjeturat, të ashtuquajtura prova, janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.

Hajdari nguli këmbë se nuk do të japë dorëheqjes as pas kësaj aktakuze.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.

Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.

Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

akuzat hajdari politike Rezervat tendence
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.