Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku tregon lajthitjen e Berishës: Mashtroi me foton

23:03 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej ditësh, Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, se ka bërë udhëtime të dyshimta në Iran. Madje për këtë, Berisha ka publikuar në një studio televizive edhe një foto për të cilën pretendonte se është Erion Veliaj, i cili ka shkuar në Iran i maskuar me paruke, në vitin në 2008. Por fotoja që ka publikuar Berisha është një tjetër mashtrim i ish-kryeministrit, pasi rezulton një kitaristi i njohur amerikan i grupit legjendar ‘Eagles’, Joe Walsh, në moshë të re.

Në emisionin ‘Real Story’ Erion Veliaj zbuloi këtë Fake News të prodhuar nga Sali Berisha se Erion Veliaj ka qenë në Iran në vitin 2008. 

‘Vjen një fazë kur kundërshtari vjen dhe bëhet qesharak. Për Saliun kam ndjerë një antipati pasi ka vrarë njerëz. Urdhëroi aviatorët të bombardonin Vlorën. Është një njeri që ka përdorur jugun kundër veriut, një njeri që ka mbijetuar duke mbjellë konflikt. Që unë do ta neverisja  këtë lloj politike e kam ditur dhe ndjerë. S’më besohet se do të më dhimbsej sepse ka degraduar në një figurë qesharake. Sot ai është një pacient më shumë se sa një rrezik për kombin.

Ky është Joe Walsh. Nuk e di se kush ja ka punuar këtë rreng! Këngëtari është mosha e Saliut sot. Tre vite para se të lindja unë është bërë fotoja! Është qesharake. Një njeri që kemi pasur president kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Sali është bërë një lolo sot, por edhe gazetarët para se ta nxjerrë Saliu e nxjerrin gazetarët.- tha Veliaj.

Fotoja e këngëtarit gjendet lehtësisht edhe online, pas një kërkimi mjaft të thjeshtë në ‘Google’ me emrin e Joe Walsh!

Ndërkohë, pak ditë më parë u zhvillua dhe seanca e parë gjyqit në GJKKO, pasi Veliaj e denoncoi Berishën për shpifje në lidhje me këto deklarata. Pasi vetë Sali Berisha mungoi në këtë seancë, gjyqtari i çështjes vendosi që policia të ndërhyjë për të sjellë në seancë ish- Kryeministrin. Ky i fundit, ndonëse kishte marrë dijeni për gjyqin, nuk pranoi për t’u ballafaquar me Veliajn për akuzën e shpifjes.

Berisha Erion Veliaj Foto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.