Xhaçka hodhi poshtë akuzat e ish deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, i cili gjatë një conference shtypi akuzoi ministren e Mbrojtjes për përdorimin e mjeteve dhe efektivëve të ushtrisë gjatë kësaj fushate. Ai shkoi më tej kur tha se janë shpërndarë edhe armë.
“Që Lulzim
Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të
gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që
veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për
të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.
Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm
Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne
asnjë fjalë.
Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e
mallkojnë përditë.
Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si
këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita
e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë”, u shpreh Xhaçka.
