Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzohen për tradhti/ Zelensky shkarkon të gjithë shefat e qendrave të rekrutimit në Ukrainë

17:07 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka shkarkuar të premten shefat e të gjitha qendrave për rekrutim në të gjitha rajonet e vendit, nën akuzat për korrupsion të cilat, sipas tij, mund të cilësohen si tradhti e lartë.

“Po i shkarkojmë të gjithë komisarët rajonal të ushtrisë”, tha Zelensky në rrjetet sociale, pas një takimi me lidershipin e lartë të ushtrisë.

“Ky sistem duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët e dinë saktësisht se çfarë është lufta, dhe pse cinizmi dhe ryshfeti në kohë luftë është tradhti e lartë”, shtoi ai.

Kievi është duke i rekrutuar ukrainasit në batalione për sulme në kundërofensivën e saj kundër forcave ruse, në përpjekje për ta çliruar vendin nga pushtimi i trupave të Moskës.

Ky vendim pasqyron përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar ryshfetin dhe korrupsionin, si pjesë e reformave të thella të kërkuara nga institucionet e Perëndimit, si Bashkimi Evropian, të cilit Ukraina shpreson t’i bashkohet.

“Gjatë inspektimit të qendrave të rekrutimit, agjencitë e sundimit të ligjit zbuluan raste të korrupsionit”, tha presidenca ukrainase në një komunikatë për media.

Presidenca shtoi se këto “përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Ukrainës dhe e minojnë besimin në institucione shtetërore”.

Këshilli i Sigurimit i Ukrainës rekomandoi që shefi i ushtrisë t’i përzgjedhë zëvendësuesit të cilët kanë përvojë në fushëbetejë dhe të cilët janë verifikuar nga shërbimet inteligjente të Ukrainës./ Rel

korrupsion luftë shkarkon zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.