Lojtari i kombëtares shqiptare të basketbollit të të rinjve dyshohet se është përfshirë në një vjedhje me dhunë në Vilvoorde të Holandës.
Personi që u grabit kishte nxjerrë telefonin e tij në shitje në internet dhe kishte një takim me një blerës të interesuar. Në momentin kur blerësi doli, ai u spërkat me spraj djegës në fytyrë.
I sulmuari ishte në gjendje të jepte një përshkrim të personit që e sulmoi dhe të makinës me të cilën ai u largua. Kjo i çoi hetuesit te i riu me iniciale H.B., një basketbollist 22-vjeçar që jeton në Bruksel, i cili luan për kombëtaren shqiptare të të rinjve.