Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzohet për përdhunim në grup të 15-vjeçarit në Greqi, shqiptari arratiset drejt vendlindjes

18:43 / December 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 dbd8fc5f7de2294fc82ae6067e8eb009
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 15-vjeçar shqiptar që akuzohet për përdhunimin në grup të një 15-vjeçari në Greqi dyshohet se është arratisur drejt vendlindjes.

Protothema shkruan se autoritetet greke po vihen në kontakt me ato shqiptare në mënyrë që të lokalizojnë të miturin shqiptar që ishte lënë në ‘kushte shtrënguese’. Sipas medias greke, pritet që në vijim të lëshohet një urdhër arresti për shqiptarin e mitur.

“Për dy adoleshentë të tjerë, të cilët janë në çështjen penale që në fillim, dy djem të moshës 15 dhe 16 vjeç, pritet të lëshohet një urdhër-arresti, ku njëri thuhet se është arratisur në vendlindjen e tij, Shqipëri,”- thuhet në artikull.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu rolin e katër vajzave adoleshente. Bëhet fjalë për tre vajza 15-vjeçare dhe një vajzë 14-vjeçare, të cilat në bazë të dëshmisë së 15-vjeçarit, nuk kanë pasur asnjë rol, por dyshohet se kanë qenë të pranishme në momentin e torturës, përdhunimeve në grup dhe regjistrimit të videove. Vajzat në fjalë do të hetohen pasi nuk duket se kanë bërë asgjë për të parandaluar këtë akt të tmerrshëm.

Dy të mitur të tjerë të akuzuar për përdhunimin në grup të 15-vjeçarit në Ilion kanë shkuar sot në burg pas kërkimit të faljes. Deri më tani për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona. Të akuzuarit kanë pranuar se kanë kryer akte seksuale, por pa ushtruar dhunë. Të miturit vepronin si grup kriminal dhe sipas aktakuzës dyshohet se kanë filmuar veprimet e tyre.  

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.