Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në aeroportin e Pizas pasi rezulton i dënuar me 12 vjet e gjysmë burg si dhe me një gjobë prej 17 mijë eurosh.
Nga sa bëjnë me dije mediat italiane, 50-vjeçari shqiptar akuzohet për prostitucion. Por përveç kësaj akuze, mbi shqiptarin rëndojnë edhe akuzat e grupit kriminal dhe rrëmbimit.
Në momentin e prangosjes, shqiptari po udhëtonte nga Tiranë për në Piza.
