Ish-prokurori i Meksikës, Jesus Murillo Karam është arrestuar nga autoritetet vendase, pasi akuzohet si i përfshirë në zhdukjen e 43 studentëve gjatë vitit 2014.
Studentët u zhdukën teksa udhëtonin me autobus në qytetin Iguala për një protest në Mexico City.
Zhdukja e tyre misterioze shkaktoi valë tronditëse në mabrë botën dhe shkaktoi protesta të gjera në Meksikë, kundër mosndëshkimit dhe bashkëpunimit shtetëror në krimin e organizuar.
Karam është zyrtari më i lartë i qeverisë që është arrestuar në lidhje me zhdukjen e studentëve deri më tani.