Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Alarm në Gjermani, vidhen të dhënat personale të Merkel dhe qindra politikanëve

15:57 / January 4, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dims
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjemrani ka shqetësim pas lajmit se të dhënat private të qindra politikanëve të vendit, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, janë hakeruar dhe postuar në Twitter.

Zëdhënësja e qeverisë gjermane Martina Fietz u tha gazetarëve të premten në Berlin se “të dhënat personale dhe dokumentet që u përkisnin qindra politikanëve dhe figurave publike janë publikuar në internet”. Ajo shtoi se qeveria po e trajton këtë rast me shumë seriozitet.

Sa i përket sulmit kibernetik ndaj zyrës së kancelares Merkel, zonja Fietz tha se të dhënat paraprake tregojnë se nuk ka patur rrjedhje të informacioneve me vlerë.

Të dhënat e vjedhura, përfshirë adresat personale, numrat e telefonit celular, letra, kopje të dokumenteve të identitetit, në disa raste fatura dhe karta krediti, janë publikuar në Tëitter në muajin dhjetor, por u zbuluan gjatë kësaj jave.

Përtej politikanëve në shënjestër ishin edhe figura të tjera publike e gazetarë.

Gazeta e përditshme gjermane Bild dhe transmetuesi publik RBB ishin të parët që njoftuan rreth ngjarjes. Bild njoftoi se autoritetet gjermane i kanë kërkuar Agjensisë amerikane të Sigurisë Kombëtare që të ndihmojë në hetimin e sulmit kibernetik.

alarm merkel personale politikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Temperaturat drejt 40°C, ekspertët japin alarmin: ISHP kujdesi nga të nxehtit ekstrem

14:20 / June 24, 2026

Alarm për sigurinë ushqimore para bumit turistik/ Ministri Salla nga Vlora: Asnjë kompromis me shëndetin e konsumatorit

21:18 / June 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.