Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara

12:20 / June 3, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Capture 9 770x435 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga drejtoria rajonale e veterinarisë për shkak se disa prej kafshëve të imta dhi kanë rezultuar të infektuara.

Pronari i kësaj ferme Zamir Milani thotë se atij i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe tek delet në atë zonë, por sipas tij fermerët e tjerë nuk flasin për shkak se mund të shkaktohet një lloj frike tek besimtarët musliman që therin bagëtitë pasi jemi në prag të Kurban Bajramit.

Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë ilaçe për bagëtitë por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.

Në këtë fermë mbërritën inspektorët e drejtorisë rajonale të veterinarisë në Shkodër duke e vendosur në karantinë ndërsa inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë.

Tregtimi dhe lëvizja e bagëtive të imëta dhe të trasha është një shqetësim i përhershëm edhe prej vetë fermerëve në fshatrat e Shkodrës por shpesh herë janë shprehur se nuk kanë një mundësi tjetër sepse në treg nuk ka të matrikulluara duke bërë që rreziku i prekjes nga sëmundjet të jetë i lartë.

alarm bageti karantine postribe Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kontrolle me helikopter dhe dron, policia gjen mbi 19 mijë bimë kanabisi në Shkodër

12:01 / June 12, 2025

Këmbimi valutor për datën 12 qershor: Me sa këmbehen euro dhe dollari

11:32 / June 12, 2025

11 maji, KAS rrëzon kërkesën e PD-së për qarkun Shkodër

20:25 / June 11, 2025

Regjistrimet në kopshte e çerdhe! 5900 kërkesa në njësitë publike që nga 2 qershori

12:42 / June 11, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.