Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alarm për bomba në disa komuna e shkolla në Mal të Zi

11:08 / April 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mal te zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërcënimet për bomba kanë arritur në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje dhe Berane, në Mal të Zi.

Mediat malazeze raportojnë se është evakuuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.

Ai ka thënë se ka dalë i fundit nga godina e Komunës, pasi të gjithë punonjësit janë evakuuar.

“Ne presim që autoritetet të bëjnë pjesën e tyre dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Shpresoj se deri nesër do të marrim informacione se ndërtesa është e sigurt dhe se do të mund të kthehemi në punë,” tha Kovaçeviç.

Në Berane është evakuuar edhe godina e pushtetit vendor.

Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.

Mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat ​​fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për vendosjen e lëndëve plasëse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Paqes në OKB: Rindërtimi i Gazës do të kërkojë 71.4 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme

22:00 / September 23, 2026

Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Zelensky: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

11:10 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.