Një telefonatë anonime ka njoftuar se në Gjykatën e Apelit është vendosur një bombë. Policia e Shtetit po kryen kontrolle në godinën e SPAK për të verfikuar situatën.
Te salla operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ardhur një telefonatë anonime se te gjykata e Apelit, është vendosur bombë. Kanë shkuar shërbimet e policisë, kanë kontrolluar dhe deri tani nuk është konstatuar gjë.
Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.
