Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alarm për terrorizëm, media gjermane “Bild”: Sulme për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në Gjermani, Austri dhe Spanjë

09:23 / December 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1703404964xterrorjpg 496
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një celulë xhihadiste thuhet se po planifikon sulme në Evropë midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Gazeta gjermane “Bild”, shkruan se terroristët synojnë të godasin në Gjermani, Austri dhe Spanjë gjatë meshave të Krishtlindjeve ose më 31 dhjetor. Në Austri autoritetet e kanë ngritur nivelin e kërcënimit, veçanërisht duke forcuar masat e sigurisë në vendet e krishtera të adhurimit si objektiva të mundshëm.

Në Katedralen e Këlnit, njësitë e qenve të policisë ndërhynë pas indikacioneve për një sulm të mundshëm. Në meshën e mesnatës së Krishtlindjes, të gjithë besimtarët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të hyjnë në katedrale.

Sipas “Bild”, xhihadistët e arrestuar janë Taxhikë, të cilët thuhet se kanë planifikuar sulme në emër të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit – Provinca Khorasan (ISPK), një degë e grupit terrorist në Afganistan.

Edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë. Në një qarkore dërguar të gjithë prefektëve nga Departamenti i Sigurisë Publike, thuhet se “shumë njerëz do të grumbullojnë sheshe, klube dhe restorante në natën e ndërrimit të viteve dhe, duke pasur parasysh kontekstin aktual delikat politik ndërkombëtar, të karakterizuar nga përkeqësimi i tensioneve, veçanërisht në zonën e Lindjes së Mesme, të cilat kanë rritur rrezikun e veprimeve terroriste, këto festime paraqesin ngjarje që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë publike”.

terrorizëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.