Policia franceze ka njoftuar se sot ka evakuuar tetë aeroporte në territorin e Francës për shkak të kërcënimeve për bombë.
Siç raporton Reuters, janë evakuuar aeroportet në Toulouse, Biarritz, Pau, Nice, Lyon, Lille, Rennes dhe Nantes.
Evakuimi do t’Iu mundësojë autoriteteve të sigurisë “të qartësojnë çfarëdo dyshimi që kishin” lidhur me kërcënimet.
Janë anuluar zbritjet dhe ngritjet e aeroplanëve në aeroportet që janë “prekur” nga këto kërcënime, kurse pasagjerët janë paralajmëruar për vonesa deri në tri orë.