Disa zona në Beograd kanë marrë raportime të rreme për vendosje të bombave.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme e këtij shteti për Euronews Serbia.
Njoftime të rreme kanë mbërritur në disa lokacione, si aeroporti “Nikola Tesla”, Kisha e Shën Marka, objekti “Meridian Banjica”, redaksia “Kurira” dhe konvikti studentor “Karaburma”.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më herët gjatë ditës së sotme do të bëhet kallëzim penal ndaj një 45-vjeçari, pasi shkaktoi panik më 14 tetor, ku raportoi përmes numrit 192, se në aeroport ndodhej një burrë i panjohur me bombë.
Ditën e djeshme, u njoftua se në ambientet në tre shkolla të mesme dhe dy shkolla fillore në territorin e Beogradit, ishte vendosur një mjet shpërthyes.
