Mjeku Pëllumb Pipero ka paralajmëruar se në gjysmën e dytë të muajit janar do të ketë një shtim të rasteve me Covid-19.
I ftuar në “Log”, Pipero u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilente e alërtë, sepse agresiviteti i këtij virusi do të shtohet.
Mjeku shtoi se duhet të jemi alertë edhe për të paktën 2 apo tre muajt e tjerë në vijim.
“Mendoj se kjo është një sjellje fiziologjike e virusit, gjysma e dytë e janarit do të ketë një shtim të rasteve, por duhet të jemi të përgatitur dhe duhet që edhe për të paktën 2-3 muaj të jemi alert për të mundësuar uljen e dëmit të këtij virusi,”- tha Pipero.