Pyjet e Amazonës në Brazil po digjen me një numër rekord hektarësh këtë vit, sipas të dhënavëe të reja të Agjencisë Hapësinore të vendit.
National Institute for Space Research ka deklaruar se ka një rritje me 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. BBC thotë se tymi i flakëve ka provokuar një blackout në qytetin e San Paolos.
Pyjet e Amazonës japin 20% të oksigjenit të tokës dhe për zjarret e rëna është dhënë alarmi për të marrë masa.
Ndërkaq ministri brazilian i Mjedisit, Ricardo Salles mori pjesë në një takim mbi ndryshimet e klimës ku foli për numrin rekord të zjarreve në Amazonë. Të pranishmit kanë kritikuar qeverinë se nuk po bëjnë aq sa duhet duke bërtitur se “Amazona po digjet”. Ata akuzojnë Presidentin Jair Bolsonaro se ka inkurajuar pastrimin e tokës nga druvarët duke përshpejtuar shpyllëzimin e Amazonës.
Vetë presidenti nga ana e tij tha se është i shqetësuar për këtë dhe se është sezoni kur fermerët djegin tokat e mbjella për tu pastruar. Madje ai shkoi më tej duke akuzuar OJQ të ndryshme që kishin ndjezur zjarre si hakmarrje për qeverinë e cila i ka ulur fondet.
Pylli më i madh në botë, Amazona, është jetësor për ngadalësimin e ritmit të ngrohjes globale.