Shumë shkolla në Bruksel dhe rajonin Braband do të mbajnë dyert mbyllur për nxënësit këtë të hënë pas një alarmi për bombë që u dha të dielën mbrëma dhe që ngriti në këmbë autoritetet belge.
Kërcënimi u bë mbrëmjen e së dielës, teksa autoritetet e Wallonie-Bruxelles Enseignement njoftuan prindërit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në fillim të këtij muaji, disa shkolla brenda dhe jashtë Brukselit u evakuuan pasi policia mori njoftime për kërcënime të ngjashme për sulme me bombë.