Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alarmohet rrethi i ngushtë i Vladimir Putin, presidenti rus mund të vdesë papritur

22:03 / June 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spekulime nga më të ndryshmet e më të çuditshmet për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin kanë qarkulluar për muaj të tërë, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë. Tani disa burime pohojnë se aleatët e tij më të afërt janë shumë “nervozë” dhe të shqetësuar për vdekjen e tij, që mund të jetë krejt e papritur.

Në fillim të këtij viti, inteligjenca zbuloi se Vladimir Putin, po trajtohej për kancer. 53 faqe, në dokumentet e zbuluara nga Pentagoni, zbuluan se disa nga gjeneralët kryesorë të Putinit kishin planifikuar t’i jepnin fund luftës gjithnjë e më të kushtueshme dhe të turpshme në Ukrainë, nëse lideri i tyre do të përballej me vdekjen. Në dokumente pretendohej se Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolay Patrushev dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, ishin pas komplotit për të “sabotuar” përpjekjet e Putinit për luftë. Kohët e fundit, kanali Telegram General SVR, pretendoi se Putini, 70 vjeç, kishte vuajtur shumë nga sëmundja dhe se ata që e rrethonin po bëheshin gjithnjë e më nervozë.

Aty thuhej: “Vdekja e papritur e Putinit do t’i vendosë miqtë e Putinit, të gjithë përpara të panjohurës, ose më mirë, në prag të mbijetesës.” Kanali shtoi se Putini kishte vuajtur nga shikimi i paqartë dhe gjuha e mpirë, si dhe “dhimbje të forta” në kokë dhe “humbje të pjesshme të ndjeshmërisë në krahun dhe këmbën e djathtë”.

Megjithatë, Kremlini ka mohuar çdo thashethem, duke thënë se Putini është në gjendje të mirë shëndetësore. Por kjo nuk i ka ndaluar spekulimet, të përforcuara edhe nga lëvizjet e çuditshme të liderit rus në publik, si dhe pretendimet e inteligjencës ukrainase se Putini përdor sozi.

alarmohet putin rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.