Një bisedë në prapaskenë është shndërruar në një nga momentet më pikante dhe argëtuese të mbrëmjes në Tv Klan.
E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, personazhi i njohur i showbiz-it, Alba Pollozhani, ka treguar se është plotësisht e hapur për një romancë të re, duke mos i kursyer as batutat e drejtpërdrejta me moderatorët dhe të ftuarit.
“Po si nuk na sollët një futbollist beqar këtu?!” Kjo ka qenë kërkesa e beftë dhe publike e Albës drejtuar moderatores Marina Vjollca, e cila ka shkaktuar menjëherë të qeshura mes të pranishmëve në studio.
Marina Vjollca: Ne rikthehemi, jemi live në Tv Klan dhe Alba ka një kritikë për mua. Çfarë kërkese ke Alba?
Alba Pollozhani: Unë e thashë kështu si në prapaskenë, por sido qoftë unë jam e drejtpërdrejtë… Po si nuk na sollët një futbollist beqar këtu.
Marina Vjollca: Hë more Xhihan?
Alban Xhihani: Mos shiko nga unë, e para nuk jam beqar dhe e dyta nuk jam futbollist. Unë komentoj futbollistët.
Marina Vjollca: Kaçi çfarë përgjigje ke ti?
Kastriot Çaushi: U llahtarisa kur më erdhi afër, u tremba.
Marina Vjollca: Pse?! Po ju të dy ishit, që thatë duam përforcime për quiz-in.
Kastriot Çaushi: Më shpëtoi Xhihani që tha e mbaj unë, kështu që kthehu andej edhe…
Alba Pollozhani: Kam shumë respekt për ty.
Kastriot Çaushi: Nuk është punë respekti, është punë frike.
Alba Pollozhani: Njerëz jemi të gjithë.
