Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alban Daci/ Parimet e PD pro NATO, apo sovranizmin e stilit komunist për pushtetin e një lideri?

23:58 / November 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bssb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke parë ngjarjet e viteve ’90, kontributin e SHBA-ve në proçesin demokratik të vendit, në mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë PD në pushtet dhe në Opozitë, tek parimet e Statutit të përtej orientimit të vlerave të NATO-, mendoj e propozoj të shtohet edhe kjo:

-PD e Shqipërisë, frymëzohet dhe ju qëndron besnike vlerave të demokracisë amerikane duke e njohur si formën më të mirë dhe të vetme qeverisje në nivel global!

Orientimi pro NATO në statutit e PD, vërteton qartë se PD nuk mund të marr asnjë nismë kundër politikave të SHBA apo në kundërshtim me interesat e saj! Konkretisht në parimet themelore politike të PD e konkretisht në shkronjen f) nënvizon se: vlerat, parimet dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s!

Është njësoj sikur Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të mblidhet e të votoj kundër Republikës ose të bëj një votim që Ramën e quan mbret pa bërë ndryshimet kushtetuese! Nuk mund të ketë asnjë votim të tillë, sepse është atentat ndaj Kushtetutës e kështu edhe një Kuvend i mundshëm i PD që mblidhet me njerëz apo për interesa antiamerikane është Nul! Ky është shpjegim i vetëm, i cili është i bazuar në principe dhe parime të përgjithshme e për pasojë ajo procedurale nuk mund të merret në konsideratë, sepse nuk ka konkretisht asnjë procedurë! Kur jemi përballë Nulit, atëherë s’ka procedurë e për pasojë s’ka hapësirë për koment apo interpretim!

Nëse duan ta mbledhin Kuvendin edhe për hira të një pakice apo për interesa personale, duhet që merret vendimi, se PD nuk ka më parime politike të ngjashme me ato të Natos si dhe vendos të largohet nga NATO, sepse kjo e fundit cenon sovranitetin e PD e për pasojë edhe të vendit! Pra, Kuvendi nëse mblidhet duhet të marr vendimin e ngjashëm që mori Hoxha kundër Paktit të Barshavës, sepse rrezikohej vazhdimësia e hoxhizmit! Kështu, mund ta bëjnë Kuvendin e PD, por me një kusht që të dalin me tezën, se janë kundër angazhimit të Shqipërisë në NATO dhe paternitetit strategjik me SHBA, sepse cenojnë sovranitetin e PD sot e të Shqipërisë neser!

alban daci Lideri parimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.