Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë jo vetëm dy artistë shumë të dashur, por edhe një nga çiftet më simpatike të ShowBizz-it shqiptar. Sot ata festojnë 15-vjetorin e tyre të dashurisë dhe kjo datë nuk kishte si të kalonte pa një urim për njëri-tjetrin.
Ka qënë Miriami ajo që nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka ndarë një mesazh për këtë ditë të veçantë për të dhe Albanin, duke i dedikuar edhe disa fjalë zemre këtij të fundit.
“15 vjet sot. As edhe 1 dite nuk mundem me ta imagjinoj pa ty. Faleminderit qe i dhe jetes time ngjyrat me te bukura. Te dua pak me shume se dje, me pak se neser ❤️”, ka shkruar Miriami në postimin e saj.
