Pas surprizës që i bënë duke i dërguar tre balona për ditëlindjen e Borës, Donaldi bisedoi me Beatrix. Ai i shpjegoi asaj se sot ishte ditëlindja e Borës dhe se ka njerëz që e mbështesin jashtë ndaj nuk duhet të mërzitet. Nga ana tjetër, këngëtarja u tregua e mirëkuptueshme duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.
Kjo sjellje i ka pëlqyer shumë edhe Alban Ramosajt, vëllai të Beatrix. Ai ndryshe nga herët e tjera që ka zgjedhur të mos flasë ditën e sotme ka postuar një foto të çiftit Donald-Beatrix dhe ka shkruajtur:
“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.
Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam.
Jam krenar për ty Trix! <3
Luaneshës skanë ci bëjnë, mbetet në Throne
#TruthAlwaysPrevails
#PureHeartsAlwaysWin”, shkruan Albani.