Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka hequr dorë nga karriera e tij televizive.
Lajmin e ka bërë me dije vetë me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”, ku shkruan se do të tërhiqet përjetë nga televizioni.
“Duke ju falenderuar të gjithëve për komplimentet por edhe për vërejtjet gjatë këtyre 12 viteve, po ju njoftoj tërheqjen time të përjetshme nga ekranet”, shkruan aktori.
