Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Albano Carrisi shpallet “Non Grata’ në Ukrainë! Ai ka gjetur zgjidhjen që lidhet me Shqipërinë!

19:13 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Albano
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këngëtari i madh italian Al Bano Carrisi e ka pritur me të qeshur shqetësimin e fansave në Shqipëri lidhur me lajmin që ka pushtuar faqet e shtypit se Ukrahina e ka vendosur në listën e zezë, pasi përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Kushdo që  dëgjon për këtë vendim, aq më tepër i Ministrisë së Kulturës të një vendi, nuk u beson veshëve , apo syve teksa e lexon nëpër gazeta. Kjo është një  marrëzi, pasi dihet, që arti, kënga, është ushqim për shpirtin e njerëzve dhe misioni i tyre ka qenë dhe mbetet, të forcojnë paqes dhe dashurisë mes popujve.

Albano 2

Carrisi: Unë e kam thënë dhe provuar gjatë karrierës sime 55-vjeçare , se kënga ime, ju përket  popujve , pa dallim ngjyre, race e gjuhe dhe kurrë nuk kam kënduar për politikanë, presidentë.

Sikurse komentohet në lajmin e botuar, ky veprim lidhet me miqësinë që keni me Presidentin Putin, që ju edhe e keni reklamuar?

Carrisi: Putin e të gjithë Presidentët apo politikanët kudo që janë, më respektojnë si këngëtar, ata duan dhe vlerësojnë këngën time dhe unë i respektoj për këtë. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Unë kurrë nuk kam biseduar për politikë, nuk më intereson.  madje nuk di të bëj politikë

Do të shkoni në koncerte në Rusi?

Carrisi: Patjetër, sa herë të më kërkojnë adhuruesit e mij, që në këtë vend janë miljona, si edhe në vende të tjera.

Kënga ime nuk ndalet as nga këto çmenduria, që të bëjnë të qeshësh.

Pastaj nëse problemin e ka pasaporta italiane, unë do të përdor pasaportën shqiptare. Ju kam thënë, më pajisni  me një pasaportë diplomatike shqiptare dhe në koncertet e mia, përfaqësoj edhe Shqipërinë.

Kur do të vini në Shqipëri?

Carrisi: Sikur e fiksuam  dy javë më parë kur ishit në Celino, këtë  verë do të jap koncert në Sarandë, për të cilën kam mall, pasi aty, në atë qytet, të cilit I kam kushtuar edhe këngë, ka hedhur themelet dashuria e tim eti, Carmelo Karrisit me popullin shqiptar, nga Saranda iu dha porosia nënës sime Jolandës, që emri  im të ishte AlBano

Faleminderit, Al Bano.

Carrisi: Të fala fansave në Shqipëri

“Non Grata' Albano Carrisi shqiperine ukraine zgjidhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

21:07 / May 22, 2025

Fituesi i ”Eurovision 2025”, JJ: Uroj që Israeli të mos vijë vitin e ardhshëm

17:24 / May 22, 2025

Adelina Ismaili zbulon planet e karrierës, por pyetja për Leonora Jakupin e sikletos

22:39 / May 21, 2025

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës. Ajo ia dha vëmendjen

22:18 / May 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.