Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albin Kurti flet për planin franko-gjerman: Jemi të interesuar që të bëhet marrëveshja përfundimtare sa më parë

23:59 / October 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një fazë të re, teksa trysnia ndërkombëtare është shtuar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që publikisht ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi.

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se janë duke u përgatitur për takimin e 3 nëntorit që do të mbahet në Gjermani i cili sipas tij synim ka rifuqizimin e Proçesit të Berlinit.

“Ky është përkushtimi ynë kryesor”, shtoi kryeministri duke thënë se për marrëveshjen përfundimtare duhen takime tjera për çka ai është i gatshëm.

I pyetur për propozimin franko-gjerman, Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në mënyrë direkte, derisa ka shtuar se janë të gatshëm për të diskutuar për kornizën e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Sa i përket takimeve për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme, ai është një proçes i ndarë dhe kurdo që konsiderojnë se ne duhet të ftohemi për një takim të tillë në kemi shprehur kaherë gatishmërinë tonë”, deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë thotë se Serbisë nuk i konvenon marrëveshja përfundimtare, derisa Kosova është që ajo të bëhet sa më parë.

“Është Beogradi ai që ka konsideruar se është për hapa të vegjël dhe jo për kornizën e përgjithshme. Neve na intereson korniza e përgjithshme e cila është për normalizim të plotë me njohjen reciproke në qendër. Ne jemi të interesuar që sa më parë të bëhet ajo marrëveshje, por nuk varet vetëm prej neve”, deklaroi Kurti.

Albin Kurti franko-gjerman plani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.