Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa ka vizituar në Francë në festivalin e filmit në Kanës. Kurti shfaqet me vajzën dhe gruan e tij më tapetin e kuq, ndërsa shkruan për filmin “Pa vend” nga Kosova, për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren,”- ka shkruar Kurti.

Por në Kosovë situata nuk është e mirë. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar pas publikimit të fotos, duke zbuluar se fustani që i mban veshur e bija kushton jo më pak se 490 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here