Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Albin Kurti refuzon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

20:18 / March 5, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Albin Kurti1 768x468 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar disa herë urdhrin e gjykatës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore.

Analisti nga Kosova, Fatmir Sheholli u shpreh se Kurti është duke u bërë pengesë për hetimet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës e di se mund të kthehet nga dëshmitar në një të akuzuar.

“Është hera e 3 që prokuroria përmes gjykatës i ka bërë me dije Kurtit që në cilësinë e dëshmitarit të vij në prokurori për një deklaratë që ai ta sqarojë si kanë rrjedh çështjet. Kurti e ka refuzuar dy herë edhe dje e ka refuzuar që ishte ftesa e 3. Me këto veprime është duke u bërë pengesë për hetimet e drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë nëse guxojnë që prokurorët të shkojnë në zyrën e tij dhe ai të jap deklaratën. Ai e di që nga dëshmitar do të kthehet në të akuzuar, sepse janë dy dokumente që ka nënshkruar që kanë të bëjnë me rezervat e Kosovës”, tha ai.

Sipas Shahollit, Kurti po kërkon arrestimin e tij duke e ditur se nuk i ka votat për të krijuar qeverinë. 

“Këto ditë ne do ta kemi rezultatin përfundimtar dhe KQZ do të paraqes rezultatet dhe Kurti duke e ditur që opozita i ka 52 deputet dhe ai 48, kjo ja pamundëson atij formim e qeverisë. Dhe ai po do që ta arrestojnë dhe të mos ketë mundësi themelimi të institucioneve deri në lirimin e tij”, tha ai.

Analisti u shpreh se Kurti duhet që të paraqitet në prokurori dhe të jap dëshminë e tij dhe të mos sfidojë drejtësinë. Ai tha se para ligjit duhet që të jenë të gjithë të barabartë. 

“Askush nuk mund ti ik ligjit, as ai. Ai duhet të mos e sfidojë drejtësinë por të jap atë deklaratë si dëshmitar, pavarsisht se do të dal si i dyshuar. Kurti e di që ka një korrupsion galopant në qeverinë e tij”, tha ai.  

Albin Kurti deshmoje Kosove Prokurori refuzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Putin: Ukraina është e jona, Kievi të pranojë realitetin në fushën e betejës

21:31 / June 20, 2025

Situata Iran-Izrael, reagon Franca: Presim hapjen e një diskutimi edhe me SHBA-në

19:53 / June 20, 2025

Analiza nga REL: A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran rrugë e suksesshme për ndryshimin e regjimit?

18:41 / June 20, 2025

Putin ka një qëndrim për konfliktin e fortë Izrael-Iran

18:32 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.