Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tregon gjatë një interviste në “Opinion” momentin historik të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ky bashkim të cilin e kemi dëshiruar ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë i shqiptarëve atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia në 1991-92, po të ishte një konstalacion tjetër në mënyrë metaforike i tri personaliteteve, Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia. Nëse do të mund të bëhej bashkimi i shqiptarëve shansi historik ka qenë 1990, 91. 92.

Shkatërrimi i Jugosllavisë u bë me luftë. Po të ishin Shqipëria dhe Kosova bashkë, në koordinim me mërgatën dhe Bosnjës dhe Kroacinë, ai ka qenë shansi historik i një shteti shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës. Duhet të bëjmë hapa të integrimit drejt bashkimit. Kemi përfitues të kësaj gjendje në të dyja anët e kufirit, njerëz që i duan trojet shqiptare si principata të tyre”, theksoi ai.

Kurti foli edhe për raportet me kryeministrin Edi Rama. “Raportet e mia me Ramën nuk mund te them qe i kemi shume te mira por duhet ti përmirësojmë. Raportet me te i prisha për shkak te afrimitetit të tij me Thaçin ne kohen kur zhvillohej protesta me e madhe kundër presidentit te Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira por kemi kohë që nuk jemi takuar”, theksoi më tej.

Ai u ndal edhe tek oferta që do t’i bëhej Serbisë gjatë negociatave, të cilat tha do t’i drejtonte vetë si kryeministër i Kosovës. “Oferta ime për Serbinë është lista e kërkesave për borxhin qe na e ka për obligimet e luftës. Serbia duhet ta shohë veten në pasqyrë dhe jo shqiptarët me dylbi. Vuçiç thotë qe nuk mund ta njoh Kosovën me këto kufi. Dhe se dyti, me thoni çfarë kërkoni dhe ne jemi të gati t’ja u japim. Këto kushtëzime ne nuk i pranojmë. Zgjidhje territoriale me lapsa e harta ne dore, kjo ide merr fund me ne. Jo harta me president republike. Jo marrëveshje pa dialog. Jo dialog për kufij. Këto janë qëndrimet e mia. Vuçiç duhet ta kuptoje njëherë e mirë çdo të thotë ardhja e VV ne pushtet. Dhe ai besoj e di shumë mirë”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here