Ish zyrtarja e lartë e Kryeministrisë, Alda Klosi u arrestua të premten në mbrëmje pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi. Rreth 120 mije euro të ish zyrtares u gjetën në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses të cilat ishin të ish zyrtares, ndërkohë që ende nuk dihet se kujt i përkasin rreth 300 mijë euro të tjera.
Alda Klosit pasi iu komunikua arrestimi dhe u vendos në një nga dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Tiranës që atë natë, por pa u mbushur ende 48 orë nga qëndrimi në paraburgim, sot u njoftua se ish zyrtarja u shtrua në QSUT për shkak të luhatjeve të tensionit, raporton BW. Më tej, nëse ajo nesër do të vijojë të qëndrojë në burg, pas vendimit të gjykatës, sërish nuk do të shkojë në qeli, por do të shtrohet në spitalin e burgut.
Fenomeni i shtrimit në spital pak pas arrestimit është i përsëritur shpesh herë kur nën prangat e policisë bien zyrtarë të lartë të administratës apo edhe emra të njohur të botës së krimit.
Luhatja e tensionit dhe mos ndjerja mirë pasi shkon nga zyra e shtetit në burg është fare normale, po aq sa edhe “gjetja strehë” në spitalin e burgut kur nuk “përshtatesh” dot brenda katër mureve të qelisë.
