Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin e Rithemelimit, përsëriti akuzat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
Një përgjigje për të ka pasur kryetari i PD Lulzim Basha i cili në një reagim në Twitter, shkruan se Rama dhe Berisha sipas tij “janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin” ndërsa ka përmendur dhe kullën.
“Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret”, shkruan Basha.
