Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aleanca për Teatrin dhe PD protestojnë para SPAK-ut: Ne nuk kemi kërcënuar asnjë prokuror

10:58 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK frame 19003 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Para SPAK-ut këtë të mërkurë po mbahet protesta nga Aleanca për Teatrin dhe e mbështetur nga Partia Demokratike. Regjisori Edmond Budina i kërkoi që SPAK-ut që të luftojë mafien dhe jo qytetarët. Në fjalën e tij, ai tha se Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Po ashtu në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, Budina i është përgjigjur edhe ambasadores Yuri Kim, ku tha se ata nuk kanë kërcënuar asnjë prokuror. Një ditë më parë Yuri Kim apelonte për frikësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Mos i kërcënoni prokurorët thonë këta. Ne nuk kemi kërcënuar asnjë prokuror. SPAK-u të mos merret me cironkat, të kërkojë peshkaqenët. Shqiptarët po zhytën në varfëri, është detyrë imediate e SPAK-ut që të reagojë. Ne jemi këtu për të thënë që nuk do të ndalemi, nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie, duke ardhur përditë në SPAK. Natyrisht, mbase jo ditë për ditë. SPAK je në shërbim të mafias, ne do të vijojmë protestat tona, duam teatrin ashtu siç ishte dhe aty ku ishte”,-tha Budina ndër të tjera.

Edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj shigjetoi shoqërinë civile që nuk ka përkrahur protestën për tetarin, me arsyetimin se është palë me pushtetin dhe paratë.

“Përshëndes ata që na shohin nga lokalet e nuk begenisin të vijnë këtu, përshëndes edhe këta që na shikojnë nga xhamat këtej nga mbrapa, por një përshëndetje të veçantë e kam për atë që quhet shoqëri civile që është kaq e mirë, kaq e urtë, kaq elegante me pushtetin e gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Ka ndonjë të shoqërisë civile këtu? Nuk ka se ashtu e kanë hallin ata. Kemi 5 vjet që rropatemi, për Teatrin se ra Teatri ta gëzoni demokracinë, diktaturën”.

Kurse avokatja e Aleancës Adriana Kalaja, premtoi që nuk do ta lejojnë Veliajn që të kandidojë për një mandat të tretë për Tiranën, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut të zgjedhë mes mafias dhe qytetarëve.

spak teatri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.