Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Aleatët e PD: Zgjedhjet pa ne mund të prodhojnë trazira dhe konflikte

20:18 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha me aleatet 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e Partisë Demokratike paralajmërojnë trazira në zgjedhjet vendore, nëse nuk plotësohet kushti i vënë nga opozita, për zgjedhje të lira dhe qeveri tranzitore.

“Një pjesë e madhe e popullit shqiptar është përkrahëse e opozitës, kështu që nëse ajo nuk merr pjesë në zgjedhje, do të thotë që nuk shprehet vullneti i tyre. Mund të ketë edhe trazira dhe konflikte që mund të vijnë duke u agravuar me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe akoma më shumë ditën e zgjedhjeve”, thotë për A2 CNN, Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste.

Javën e ardhshme pritet që lideri i opozitës Lulzim Basha të nisë negociatat me partitë aleate për të dakordësuar marrëveshjen. Kushti kryesor që aleatët kanë ndaj Bashës është ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Ndryshim të kodit zgjedhor, sepse po themi që të ndryshojmë sistemin politik, që ndryshon nga zgjedhjet. Dhe zgjedhjet varen nga sistemi zgjedhor”, thotë po për A2 CNN, Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar.

“Ne kërkojmë një sistem tjetër zgjedhor, ku të ketë elementë “maxhoritar”, mund të jetë maxhoritar i pastër apo proporcional, ose mund të jetë proporcional, me korrektim kombëtar, por me lista të hapura”, shton zoti Duka.

Por, krahas ndryshimit të sistemit, platforma pritet të fokusohet edhe te drejtësia dhe institucionet e pavarura.

“Të mos përfundojë me një marrëveshje oportunizmi si ajo e 17 majit. Që do të thotë të ndryshojmë institucionet, t’i balancojmë, të zgjedhim një president nga papopulli, që të ketë peshë brenda institucioneve, t’i kontrollojë ato, të mbyllet çështja e Gjykatës Kushtetuese, të përfundojë reforma në drejtësi, por duke e ridrejtuar, duke e riformuar, jo të hyjë nën sqetullat e Partisë Socialiste.

Të vendosim një mandat të kufizuar për pushtetet në Shqipëri”, u shpreh Dashamir Shehi.

Një ditë më parë, PD vendosi të kushtëzojë hyrjen në zgjedhje, me garantimin e një procesi të lirë dhe largimin e Edi Ramës nga detyra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.