Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska

09:07 / November 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4147
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sinisha Karan, aleati i ngushtë i Milorad Dodikut, presidentit të shkarkuar të Republikës Srpska të Bosnjës, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme presidenciale në një garë të ngushtë me kandidatin e opozitës të dielën.

Karan i fitoi 50.89% të votave, sipas rezultateve paraprake të shpallura para mesnatës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës.

Kundërshtari i tij nga Partia Demokratike Serbe, Branko Blanusha, i fitoi 47.81 për qind të votave.

Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – shiheshin si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.

Karan do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa u mbyllën në orën 19:00.

Rreth 35.7 për qind e mbi 1.2 milionë qytetarëve me të drejtë vote hodhën votën në këto zgjedhje.

Zgjedhjet u mbajtën pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.

Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.

Gjatë fushatës, Karan ishte promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.

Ai ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.

“Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.

Ndërkohë, Blanusha i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.

“Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave.

Aleati dodik presidenciale Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.