Aleksis Tsipras, ish kryeministri grek mori pjesë në Samitin përgatitor të Socialistëve Evropianë si vëzhgues në Bruksel.
Tsiprasi është përqëndruar edhe tek hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Tsipras ka theksuar se “dështimi për të hapur
negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe
fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”.
Në këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë
duhet t’iu jepet drita jeshile në mënyrë që të shmangen nacionalizmat ne
Ballkanin Perëndimor.