Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Alexei Navalny apelon vendimin e dënimit me 9 vjet burg

09:24 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
220417130841 alexey navalny 2020 file full 169
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny ka vendosur ta apelojë vendimin e dënimit me nëntë vjet burg i cili iu dha në mars, me akuza që ai dhe aleatët e tij thonë se janë të motivuar politikisht, raporton AFP.

Seanca dëgjimore e tij të martën vjen pasi autoritetet ruse kërkojnë të heshtin kritikët e mbetur të qeverisë dhe Moska vazhdon me fushatën e saj ushtarake në Ukrainën fqinje, me mijëra të vrarë dhe 10 milionë të zhvendosur.

Navalny njihet si një kritiku më i madh i Kremlinit. Në fund të muajit mars, atij i’u zgjat dënimi me nëntë vjet pasi ai u shpall fajtor për përvetësim dhe shpërfillje të gjykatës.

Ai tashmë po vuan dënimin fillestar me 2 vjet e gjysmë në një burg 100 kilometra në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht me akuza të vjetra mashtrimi.

Të martën, Navalny do të apelojë kundër zgjatjes së afatit të tij të burgimit.  Nëse dënimi i tij i ri hyn në fuqi, politikani 45-vjeçar i opozitës do të transferohet në një burg të rreptë, gjë që do ta vendosë atë në kushte shumë më të rënda.

Dënimi i ri do të zëvendësojë atë të vjetër, që iu dha në shkurt të vitit të kaluar, që do të thotë se Navalny do të qëndrojë pas hekurave për tetë vjet të tjera.

Si pjesë e akuzave të reja, hetuesit akuzuan Navalny për vjedhje për përdorim personal të donacioneve në vlerë prej disa milionë dollarësh që iu dhanë organizatave të tij politike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit

14:58 / November 7, 2026

Paraguaji në krizë politike dhe financiare, ish-presidenti arrestohet sapo u shkarkua nga posti

10:27 / November 7, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Jay Rockefeller, trashëgimtari i një prej familjeve më të pasura amerikane

22:21 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.