Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alfred Lela zbardh kulisat: Basha kërkon të kenë b**ë analistët, prapaskenat e marrëveshjes që po e shet si fitore

20:15 / January 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha dhe Alfred Lela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Alfred Lela ka komentuar marrëveshjen mes Opozitës dhe maxhorancës. Në një shkrim të publikuar në portalin “Politiko“, Lela shkruan se kreu i PD-së Lulzim basha kërkon që analistët të kenë by**ë dhe ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Sipas Lelës, kryeopozitari mendon se fakti që Parlamenti ka dalë nga insitucioni dhe është ulur me Opozitën, tregon që ata janë dorëzuar para tyre.

Gazetari shkruan më tej se marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim dhe se Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe.

“Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë,”- shkruan ndër të tjera Lela.

Shkrimi i plotë i Alfred Lelës


Në një shkrim në gazetën Panorama analisti Agron Gjekmarkaj e cilësonte fitore marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore. Sepse, arsyetonte Gjekmarkaj, parlamenti delegjitimohej dhe bojkoti i PD jepte më në fund frute. Kryetari i PD, që ka qenë në zor për të gjetur teknika komunikimi që do të shisnin te publiku një marrëveshje të re me Ramën, e ka rimarrë tezën e Gjekmarkajt dhe e ka përsëritur në Kolegjin e Kryetarëve (krerëve të degëve të partisë) të thirrur pasditen e së mërkurës. Analistët që kanë b…ë, ka thënë Basha sipas burimeve të Politiko.al duhet ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit. Thënë më qartë: parlamenti duke dalë nga institucioni dhe duke u ulur me përfaqësuesit e opozitës në një mjedis neutral si Pallati i Kongreseve është ‘dorëzuar’. Basha me anë të këtij lejtmotitvi ka dashur, jo vetëm të qetësojë të vetët, duke u dhënë një fitore në tavolinë, por edhe të kompleksojë analistët duke u thënë se, nëse mbroni një tezë tjetër veç kësaj ‘jeni të shitur te Rama’. Agron Gjekmarkaj, i ftuar mbrëmë në Real Story në Neës 24, ka ngulmuar se nuk ia ka marrë ai Bashës tezën, por është e kundërta, Basha po përdor tezën e tij. Pavarësisht e kujt është teza dhe pavarësisht se ajo përdoret për qëllime të ndryshme nga analisti dhe politikani, ajo që i intereson diskutimit është vërtetësia e saj. A qëndron ideja se opozita duke i marrë këtë marrëveshje shumicës delegjitimoi atë institucion që u nis të nxirrte nga shinat më 17 shkurt të vitit të shkuar kur braktisi parlamentin? Kjo e vërtetë ka dy gjysma të cilat komplotojnë kundër njëra-tjetrës. Sa ç’është e vërtetë se opozita e tërhoqi shumicën në fushë asnjanëse për të diskutuar dhe miratura së bashku Reformën Zgjedhore po aq qëndron edhe e kundërta. Shumica ‘e futi opozitën në Parlament’ sepse aty do të jetë vula e fundit që do të certifikojë vullnetin politik për marrëveshje të palëve. Madje ‘futja në Parlament’ dhe në sistem duket se është qëllimi i marrëveshjes. Marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim. Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe. Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë.

Alfred Lela Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.