Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alfred Moisiu: Nëse Kushtetuesja vendos shkarkimin, Meta të dorëzojë detyrën! Presidenti të zgjidhet nga populli

14:22 / June 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta mosiu 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta është i pari President në histori, për të cilin parlamenti kërkon shkarkimin. Teksa tashmë fatin e kreut të shtetit e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, Ish Presidenti Alfred Moisiu, sugjeron Metës që nëse vendoset shkarkimi i tij, të dorëzojë detyrën.

“Parlamenti ka të drejtat e veta, ka argumentet e veta, të cilat i ka parashktruar, sigurisht është hera e parë që ndodh por do të shikojmë çfarë do vendosë gjykata kushtetuese. Unë mendoj që ashtu sikurse e merr detyrën nga Kuvendi edhe duhet ta dorëzosh kur vjen puna për tu dorëzuar”, tha Moisiu per Report Tv.

Moisiu është i bindur që të jesh president në Shqipëri nuk është një detyrë e lehtë, por ai duhet të udhëhiqet nga misioni për të qenë përfaqësues i unitetit.

“Presidenti është ai që duhet të bashkojë kombin, është ai që përfaqëson unitetin e kombit dhe kushdo që merr përsipër këtë detyrë duhet ta zbatojë. Kur zgjidhen nga partitë, personalitetet duan s duan do mbrojnë krahun nga i cili vijnë.

Nuk është aq e lehtë, unë kam qenë vetë në këtë detyrë, pavarësisht se u zgjodha me konsensus dhe u mundova ta ruaj këtë konsensus në marrëdhëniet me partitë. Sepse ka probleme që politika duhet të jetë e gjitha bashkë dhe nuk mundet që për probleme të të ardhmes së kombit, të fateve të shqiptarëve të ketë pikëpamje të ndryshme. Mirëpo për fat të keq te ne politikanët e ruajnë frymën partiake. Ky është një problem shumë i madh”, u shpreh Moisiu.

Lidhjet me politikën Moisiu e shikon si dëmtim të rolit të presidentit, ndaj mendon që ai duhet të zgjidhet nga populli.

“Politika shqiptare në 30 vjet ka patur uljet dhe ngritjet e saj dhe sigurisht që praktika ka treguar se zgjedhja e presidentit si e bëjmë ne nuk është shumë e drejtë, presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Sigurisht që kushdo që populli do ta zgjedhë mund të jetë politikan, por përgjegjësia është më e lartë për të përfaqësuar popullin e për zbatuar atë që e detyron Kushtetuta”, tha Moisiu.

Kuvendi e shkarkoi Metën me 104 vota për shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërsa vendimin për shkarkimin e tij Gjykata Kushtetuese do ta marrë pasi të konsultohet edhe me opinionin e Komisionit të Venecias.

Alfred Moisiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.