Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Alfred Peza dorëhiqet nga drejtimi i televizionit publik,BIRN: Është përballur me kritika për pushime masive nga puna

13:22 / September 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Peza RTSH 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË- Një vit pas zgjedhjes së kontestuar në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen të premten nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm.

Dorëheqja u konfirmua nga kryetari i Bordit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, i cili i tha BIRN-it se në letrën e dorëheqjes Peza nuk jep arsye për largimin, por  vendimi është i parevokueshëm.

Zgjedhja e Pezës në drejtimin e televionit publik u kontestua për shkak të së shkuarës së tij politike, ish-deputet dhe sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste deri në shtator 2021.

Gjatë qëndrimit të krye të RTSH-së, ai është përballur me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni.

Në fund të qershorit gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Median dhe Edukimin, Peza u prit me kritika nga deputetët, pasi RTSH nuk kishte zbatuar asnjë prej rekomandimeve të lëna nga Kuvendi.

Sipas raportit parlamentar, RTSH ka problematika me shkarkimet dhe emërimet në punë si dhe rënien e të ardhurave apo paqartësi në përdorimin e tyre, por Peza u mbrojt se largimet nga puna ishin bërë sipas ligjit me qëllim rritjen e performancës së televizionit.

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cilësoi dorëheqjen e Pezës si  një “çlirim” të RTSH-së nga paligjshmëria.

“Çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri,” shkruajti Zhupa në Facebook.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga parlamenti, ndërsa drejtori ekzekutiv zgjidhet nga bordi. Anëtarët e bordit aktual janë zgjedhur kryesisht nga votat e Partisë Socialiste. Peza nuk iu përgjigj një kërkese për kompent të BIRN./Reporter.al

Alfred Peza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.