Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ Sot nis epoka e re post Sali Berisha për Shqipërinë

20:47 / May 19, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Peza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historinë e ndryshojnë zhvillimet e mëdha që nuk varen ndonjëherë as nga popujt, por ardhjen e një epoke të re, e sinjalizon ndonjëherë edhe xhesti i një njeriu të vetëm. I tillë është edhe postimi në twitter i sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, që shpalli publikisht Sali Berishën, si të përfshirë në korrupsion të shkallës së lartë duke përcaktuar edhe familjarët e tij si individë që pas kësaj, nuk kanë të drejtë që të udhëtojnë në SHBA.

Atë që nuk e bëri dot vetë Sali Berisha, që të largohej nga skena aktive politike, pas humbjes epike në zgjedhjet e 2013; atë që nuk e bëri dot pasardhësi i tij Lulzim Basha, që të vriste “babain e tij politik”, për ti dhënë të djathtës shqiptare një lidership me vizion të ri duke sjellë edhe fundin e tranzicionit politik postkomunist në Shqipëri; atë që nuk e bëri dot PD, që të ndahej nga ai që iu djepi, e që sot është shndërruar në simbolin e varrit të vet politik,- e bëri një zyrtar i lartë i SHBA.

Sali Berisha nuk e përfundoi ciklin politik siç bëri më parë Fatos Nano, për tiu rikthyer jetës private, sepse nuk ishte i lirë që të largohej nga skena. Shqiptarët e ndëshkuan disa herë me votë, duke ia dhënë edhe mësimin e fundit më 25 prill, por Sali Berisha përsëri nuk donte që ta dëgjonte këmbanën e sovranit. Drejtësia e vjetër dhe e kalbur që u shemb me ndihmën e vyer të SHBA e BE, nuk mund ta largonin dot Sali Berishën, sepse ishin imunizuar prej tij me kulturën e pandëshkueshmërisë. Këtë e bëri, vetëm twitteri i një anëtari të administratës Biden.

Nga sot, pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit në Shqipëri, fillon një epokë e re për shqiptarët. Fillon epoka post Sali Berisha. Për të gjithë ata që interesohen për çështje historiko- shoqërore në këtë vend, duhet ta mbajnë shënim ditën e sotme: 19 majin e vitit 2021. Një postim i Antony Blinken sinjalizon ardhjen e një epoke të re në jetën e vendit ballkanik. Është fundi i berishizmit, si një praktikë makiaveliste e mbajtjes së pushtetit me çdo mjet e çmim, përmes pengmarrjes së partisë e drejtësisë, për ti mohuar Shqipërisë realizimin e ëndrrës së vet europiane.

Historia e shtetit të ri shqiptar që nga 1912 e deri më sot, ka kaluar nëpër tri epoka që simbolizohen nga liderët që i kanë qeverisur ato: Zogizmi, Enverizmi dhe Berishizmi. Për fatin tonë të mirë, nga atje ku na ardhi shpëtimi si komb, nga atje ku na ka ardhur edhe shpëtimi si shtet, ka ardhur edhe sinjali i parë i shpresës drejt një të ardhmeje të re.

Herën e parë, sinjali për ardhjen e një epoke të re për Shqipërinë, u dha natën e vitit të ri 1925 në Ambasadën e SHBA në Tiranë, kur një grua muslimane vallëzoi për herë të parë në publik. “Kjo meriton vëmendjen e të gjithë atyre, që interesohen për çështje historiko-kulturore. Shkundja e atyre gjymtyrëve, sinjalizonte ndoshta ardhjen e një epoke të re për Shqipërinë…”, i shkruante më 3 janar 1926, Ambasadori gjerman në Tiranë Kardoff, ministrisë së tij të punëve të jashtme.

Në 12 dhjetorin e vitit 1985, vetëm 8 muaj pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, 6 pjesëtarë të familjes Popa u futën në Ambasadën italiane në Tiranë, atje ku prej 30 vjetësh ndodhet tashmë, ambasada e SHBA. Ishte sinjali i parë për atë që ndodhi më pas: Dyndja biblike të shqiptarëve drejt ambasadave të huaja, kufijve tokësorë dhe atyre detarë, për tu arratisur drejt perëndimit e për të përshpejtuar rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.

Ndërsa sot, deklarata e bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sinjalizuan jo vetëm fundin e së vjetrës, por edhe hapjen e dyerve për fillimin e një epoke të re në jetën e vendit. Një epoke që ka si garante SHBA e BE dhe sistemin e ri të drejtësisë së ngritur me mbështetjen e tyre të pakursyer. Siç tha edhe ish Kryetari i PD Eduard Selami, ky akt shënon “fillimin e fundit të korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë në Shqipëri.”

E sotmja shënoi fundin politik të Sali Berishës. Fundin e 30 viteve të dominimit të skenës politike shqiptare prej tij. Fundin e lidershipit të tij “de facto” mbi të djathtën shqiptare. Fundin e udhëheqjes reale prej tij të opozitës. Por jo fundin e dominimit të PD prej tij. Ajo që pritet të ndodhë pas kësaj me Sali Berishën individualisht, është një film i parë tashmë dhe është vetëm çështje kohe, kur ai të shfaqet publikisht për të gjithë.

Lulzim Basha e ka vetë në dorë, rolin e tij në këtë histori. Nëse ai nuk do të arrijë që të ndahet nga Sali Berisha edhe pas kësaj, faji nuk do të jetë as i SHBA e as i shqiptarëve. Sa për Ilir Metën, ai e ka marë me kohë mesazhin, ndaj është vetmi që ka heshtur sot!

Alfred Peza epoka post berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.