Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ali Ahmeti: Kemi humbur së paku 9 mandate nga përçarja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

22:01 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ali mehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka konfirmuar në emisionin “Real Story” se shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të shkojnë të përçarë në parti të ndryshme dhe jo në koalicion apo me listë të përbashkët.

Ahmeti thotë se i ka lutur partitë e tjera shqiptare por nuk ia ka dalë. Ai ka pritur që të mësohet nga e kaluara por partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vuajnë ende nga ndarja, fiset, principatizimi etj.

“E vështirëson paksa situatën pandemia. Por rrethi im këtu, Kërçova s’ka vuajtur shumë, prej kohësh s’ka raste. Ndërkohë me lëvizjen në qytete ka pasur virus, por situata është nën kontroll. Shtabi i Emergjencave janë në nivelin më të lartë, edhe autoritetet. Gjithmonë kam pritur diçka më shumë nga shqiptarët në veçanti, që të mësojmë nga e kaluara. Para 4 vitesh hymë në fushatë shumë të ndarë, dhe në fund humbën shqiptarë. Kemi humbur 9 mandate së paku nga copëtimi i mandateve.

Ende vuajmë nga sindromat e principatave, fiseve, por është dhe tjetra që nuk jemi komb milionësh, ne jemi votuesit rreth 300 mijë, por deri në 250 mijë janë votues aktivë. Tani kur i ndan dhe i përpjeston në 5-6 parti, pjesë, sigurisht që ulet numri i mandateve, humbet edhe forca. Je shumë më i rëndësishëm kur ke forcë në mandate, por edhe në negociatat për ndarjen e zonave edhe për mbrojtjen e interesave. Nuk arritëm, i kam lutur, përkundrejt asaj që është nënkuptuar, që partitë e vogla, mund ta dëmtojnë dhe jo të fitojnë. Por nëse kapërcejmë dallimet, me rëndësi është mos humbin shqiptarët. Nuk ndodhi, vazhduam me përpjekjet. Vesel Mehmeti pati përpjekje të pasuksesshme. U tërhoq nga fushata për këtë problem. Tani më 15 korrik po punojmë t’u kërkojmë përkrahjen e njerëzve”- tha Ali Ahmeti.

9 mandate ali ahmeti humbur mv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.