Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ali Ahmeti kundër Albin Kurtit: Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni

22:25 / January 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, Edi Rama nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizmit politik në Maqedoni, ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë në Maqedoni, unë jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje, nuk kemi shprehur patriotizëm, as emocional dhe patriotik, jemi dakorduar me Pendarovskin me partinë Lidhja Social Demokrate, i kemi dhënë përkrahje, mund të bëjë një lojë një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha Ahmeti.

Rakipllari: Albini mesa kam parë mbështet opozitën.

Ahmeti: “Nuk di që ka regjistruar parti, shumë nga komuniteti ndërkombëtar ka shprehur interesimin. Kjo është demokracia, më kanë vendosur në një situatë goxha të vështirë, pse Kurti nuk ankohet kur Vuçiç bën aktivitet politik në Kosovë, si e shpjegoni, më kanë lënë pa tekst.

Rakipllari: Nëse ai do mbështeste BDI, do ishte ky shqetësim, se ai mbështet rivalët tuaj.

Ahmeti: “Nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova, kam pasur kontakt me të gjitha partitë, por në radhë të parë me shtetin.”

Rakipllari: Kurti është personazh simpatik në hapësirën shqiptare, ju shqetëson në rezultatin elektoral?

Ahmeti: “Unë jam militant në këtë fushë veprimtarie, rrethanat janë ndryshuar, unë kam qenë për bashkim, cila është qasja më realiste, në politikë duhet të jesh realist. Kosova u bë e pavarur, tani ka punë të pranohet në organizata kombëtare, siç është anëtarësuar Shqipëria dhe Maqedonia në NATO. Nuk kërkoj asgjë më shumë se sa standardet që ka vënë Evropa, të hiqen kufijtë, si në vendet e Evropës”.

Albin Kurti ali ahmeti Maqedoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.