Gjatë një daljeje për mediat, Kryetari i Komanduar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, theksoi nevojën se demokratët duhet të bashkohen. Ai u shpreh se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve.
“Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës. Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri. Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do duhet të shpresojmë t’i shërbejmë.”
“Bashkimi është ndër demokratë. Bëhet fjalë për ata që s’kanë përfituar dhe kanë sakrifikuar. Do kemi kohë se sot është një ditë feste. Do kemi kohë për procedurat.
“E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë.”
“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do diskutohet prej kohësh, besoj se ishte ajo që përfshinte të gjitha kërkesat. Do veprohet sipas procedurave. Nuk do jetë e fundit do kemi diskutim.” tha Alibeaj.
Kujtojmë se Rithemelimi ka vendosur të organizojë një mbledhje në orën 18:00, bashkë me Sali Berishën, për të dalë me një qëndrim zyrtarë për kërkesën e PD-së.
