Që në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ka patur debate mes të pranishmëve. Në momentin kur Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, në sallë është paraqitur edhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në këtë moment, raportohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, përgjigjia e ish-kryeministrit ka qënë: Duhet të pranoni realitetin.
Të pranishëm në mbledhje
Luan Baçi
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Flamur Noka
Bledian Nallbani
Selaudin Jakupllari
Kasteiot Piroli
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Ervin Salianji
Dhurata Çupi
Arbi Agalliu
Luciano Boçi
Edi Paloka
Isuf Çela
Dashnor Sula
Gerta Bardeli
Xhelal Mziu
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Lefter Geshtenja
Tomor Alizoti
Helidon Bushati
Gazment Bardhi
Zef Hila
Ramadal Lika
Albana Vokshi
Eralda Tase
Oerdi Bylykbashi
Bujar Leskaj
Andi Ulliri
Lindita Metaliaj
Sali Berisha
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
Emilja Koliqi
Elda Hoti
Jorida Tabaku
Merita Bakiu
Fatjon Veizaj
Kasem Mahmutaj
Deputetët që mungojnë
Agron Gjekmarkaj
Alfred Rushaj
Ferdinand Xhaferri
Flutura Açka
Grida Duma
Kreshnik Collaku
Lulzim Basha
Orjola Pampuri
Zheni Gjergji
Ilda Dhori
Po ashtu, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.
