Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim në SPAK

16:31 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një foto e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit ka sjellë reagimin e opozitës. Enkelejd Alibeaj thotë se institucioni më i lartë në vend po përdoret për fushatë në favor të PS.

Vetë institucioni në një reagim në mediat sociale mohoi të jetë përfshirë në fushatë. Alibeaj shprehet se denoncimi i tij është dorëzuar tashmë në platformën elektronike të KQZ.

“Ende nuk kam një përgjigje, po pres. Në fakt pres edhe diçka tjetër, që jo vetëm unë si deputet apo dikush tjetër që e kam konsultuar faqen e Kuvendit. Edhe grupi i monitorimit të KQZ i ngritur disa ditë më parë për të monitoruar rrjetet sociale të kandidatëve dhe institucione ta kenë identifikuar këtë ngjarje të rëndë”.

Denoncimin Alibeaj e depozitoi edhe në platformën elektronike të ngritur nga SPAK, por shton se do të bëjë edhe kallëzimin përkatës. Ai kërkon prej Strukturës së Posaçme që të hetojë jo vetëm këtë rast, por çdo krim elektoral.

Se kush fshihet pas këtij postimi me natyrë elektorale, Alibeaj deklaron se nuk është në dijeni. “Është e tepërt të komentoj se kush e ka bërë. Faqja zyrtare është e insitucionit. A është Elisa Spiropali, a është një drejtor, a është një IT? Kjo pak rëndësi ka”.

alibeaj Fushate kuvend spak zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.