Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së edhe deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn, pasi kjo lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu.
Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Ferdinand Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi.
“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh”, tha ai.