Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj reagon për drekën që bashkoi demokratët dhe zbulon arsyen pse nuk ishte pjesë

22:44 / December 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibaba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj ka reagiuar në lidhje me drekën që u organizua sot dhe ku u bënë bashkë demokratë nga të dyja grupet. 

Xhelal Mziu organizoi një drekë me rastin e festave të fundvitit dhe aty shkuan Berisha me të gjithë besnikët e tij, por edhe shumë emra që njihen si grupimi i Alibeajt. Mes tyre ishte madje dhe Gazment Bardhi. Vetë Alibeaj ishte ftuar, por e refuzoi takimin.

Ky i fundit ka folur për mediat pas një takimi në Durrës. Alibeaj e ka cilësuar drekën në fjalë si një kurth ndaj demokratëve dhe prandaj e ka refuzuar.

“Unë po dal nga darka me demokratët e Durrësit dhe po shkoj te darka me demokratët e degës dy në Tiranë. Për darkën që ju thoni kam pasur një ftesë dhe e kam refuzuar. Sepse kur në ftesa ngrihen kurthe dhe prita nuk i pranoj. Kam aq mundësi sa t’i nuhas dhe t’i refuzoj”, tha Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë një reagim pati edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili ka rrëzuar zërat e një bashkimi me Berishën. Ai ka thënë se pavarësisht darkës sot, nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon raporteve brenda PD.

“Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat”, shkruajti Bardhi në një postim në Facebook. 

alibeaj darken refuzon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.