Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj ka publikuar dy foto, në të cilat shihet prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj, dhe deputeti socialist Spartak Braho, në një event, ku pas tyre kanë flamurin kombëtar me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha por edhe një flamur të kuq komunist.
Sipas Alibeajt, “perfaqesuesit ne qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin” ndërsa shton se “Qartesisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete”.
Ai bën thirrje që të protestohet deri në përmbysjen e qeverisë.
Postimi i plotë:
Sot, 24 maj 2019, perfaqesuesit
ne qeveri dhe ne Kuvend te Edi Rames nderojne Diktatorin! Pa asnje skrupull, pa
asnje vrasje ndergjegjje, pa asnje shenje pendese, bijte e eterve komuniste i
thurin lavde diktatures dhe dhimbjes qe i shkaktuan shqiptareve per 50 vjet!
Qartesisht te frymezuar nga uzurpatori ne qeveri Edi Rama, keta kriminele dhe
bij kriminelesh, persekutore te pashpirt, shfaqin fytyren e tyre te vertete!
Ndaj, ka vetem nje zgjidhje:
Te protestojme deri ne permbysje!
Shqiperia si gjithe Europa!
Asnje hap pas!
Te gjithe se bashku, ne Tirane, 25 Maj ora 19.00!