Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka programuar një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, në orën 09:00.
Mësohet se deputetët janë njoftuar përmes një mesazhi që ka mbërritur në grupin e Partisë Demokratike. Ende nuk dihet se për çfarë arsyeje është thirrur kjo mbledhje dhe se çfarë pritet të diskutohet gjatë saj.
