Një tjetër kandidat për kryebashkiak i propozuar nga Alibeaj është tërhequr nga zgjedhjet.
Është kandidati i Krujës, Sabah Sheta që heq dorë.
“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021”.
Enkelejd Alibeaj tha se kishte rreth 20 kandidatë për 14 majin por me tërheqjet e ditëve të fundit, nuk rezultojnë të jenë më shumë se 11, pothuajse të gjithë në bashki të jugut, përjashtuar Dibrën dhe Vaun e Dejës.